Bleje.NeT
Meqë jemi në shekullin 21, shekulli i teknologjisë, ku çdo biznes ka webfaqen e tij, duam që edhe bizneset në Kosovë dhe më gjerë të ketë webfaqen e tyre ku mund t’i publikojnë produktet apo shërbimet e tyre.
Për ta arritur këtë mision, dëshirojmë që të japim produkte sa më cilësore e profesionale falë punës dhe përvojës sonë dhe e gjithë kjo të kurorëzohet me një çmim shumë të lirë, ku çdo biznes do ta përballonte atë pagesë dhe në këtë mënyrë edhe ato të bashkohen në rrjetin mbarëkombëtarë të bizneseve e emri i tyre të mund të shihej kudo në botë. Fillimisht veproni lokalisht, por mos harroni, duhet të mendoni globalisht dhe t’ia tregoni biznesin tuaj të gjithëve.