Skip to content
Bleje.NeT

Bleje.NeT

Shërbime profesionale me çmime shumë të volitshme

  • Home
  • Rreth nesh
  • Hosting
  • Klientët
  • Lajme
  • Kontakt
  • Regjistrohu

Microsoft aktivizon qasjen pa fjalëkalim për të gjithë përdoruesit e Windows

  • Home » Blog » Microsoft aktivizon qasjen pa fjalëkalim për të gjithë përdoruesit e Windows
18 September, 2021
In News

Microsoft aktivizon qasjen pa fjalëkalim për të gjithë përdoruesit e Windows

Shërbime si Office 2010, Xbox 360 dhe Windows 8.1 apo më herët do të kërkojnë ende fjalëkalim.

Microsoft tha se përdoruesit e shërbimeve të kompanisë tani mund të fshijnë të gjitha fjalëkalimet dhe të qasen përmes aplikacionit Authenticator.

Gjiganti i teknologjisë filloi tu ofronte përdoruesve të biznesit qasje pa fjalëkalim në shërbimet e kompanisë. Tani ky sistem po implementohet tek të gjithë përdoruesit e Windows.

Sipas kompanisë 100% e punonjësve të saj nuk përdorin më fjalëkalime por sistemin e ri. Në rast se aktivizohet qasja ka fjalëkalim, përdoruesve do tu kërkohet një metodë tjetër verifikimi që mund të jetë një shenjë gishti apo mekanizma të ngjashëm.

Microsoft thotë se është një sistem shumë më i sigurtë sesa ai i fjalëkalimeve të cilët mund të zbulohen. Përdoruesit e Windows gjithsesi do të kenë mundësi të qasen me mënyra të shpejta siç është kodi PIN.

Shërbime si Office 2010, Xbox 360 dhe Windows 8.1 apo më herët do të kërkojnë ende fjalëkalim.

Nëse aksesin në authenticator humbet, do të ofrohen metoda rezervë si Windows Hello, një çelës fizik apo SMS për rikuperimin e llogarive. /PCWorld Albanian/

Share this:

  • Twitter
  • Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Search

Bleje.NeT

Shërbime profesionale me çmime shumë të volitshme.

Rr. Ukshin Kovaçica, Prishtinë
info@bleje.net
+383 (0) 44 36 66 96

Shërbimet

Web Dizajn & Zhvillim
Web Hosting & Domains
Dizajn Grafik
Shërbime SEO
Marketing

Informata

ICANN WHOIS (Domain Lookup)
Registrant educational materials
Registrant benefits and responsibilities
Privacy Policy
Terms & Conditions

© 2012 - 2022 Bleje.NeT | All rights reserved.